Zion Williamson po konsiderohet si LeBron James i ri. Talenti 19 vjeçar ishte zgjedhje e parë e “Draft” në fillim të këtij sezoni në NBA dhe New Orleans Pelican e zgjodhën si lojtar të tyre.
Williamson bëri një fazë përgatitore të shkëlqyer, duke treguar të gjithë potencialin e tij në disa sfida miqësore. Megjithatë, të gjithë po prisnin ta shihnin 19 vjeçarin në parket në një ndeshje të NBA dhe kjo gjë, ka ndodhur dje.
Zion debutoi në takimin kundër San Antonio Spurs dhe bëri një ndeshje të shkëlqyer. 17 pikë radhazi për ekipin e tij, 4 gjuajtje të sakta nga 4 tentativa për tre pikë, si dhe i katërti në historinë e NBA që shënon 17 pikë gjatë një çereku loje. Thjesht dhe vetëm fantastik dhe e ardhmja e 19 vjeçarit, duket e ndritur./abcnews.al