VIDEO/ De Rossi debuton me barazim, Roma e mbyll në “paqe” transfertën e “De Kuip”

schedule20:46 - 15 Shkurt, 2024

schedule 20:46 - 15 Shkurt, 2024

Pretendohej fitorja, në debutimin evropian, mirëpo kjo nuk erdhi për teknikun, Daniele De Rossi dhe “Verdhekuqtë” e tij. Këta të fundit nuk kanë shkuar më shumë se baraizmi, 1 me 1, në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, ndaj “Tulipanëve” të Feyenoord, duke lënë gjithçka të hapur, për kualifikimin e mëtejshëm.

Goli i parë erdhi nga vendasit holandezë, me “fantazistin” brazilian, Igor Paixao, i cili dërgon topin në rrjetë, në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, për ta mbyllur fraksionin e parë të sfidës, në avantazhin 1 me 0. Megjithatë sfida nuk do të përfundonte me kaq, pasi në pjesën e dytë, “bomberi” belg, Romelu Lukaku, i cili kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar në rrjetë, një krosim të Spinazzola, duke “vulosur” shifrat, 1 me 1.

Siç theksuam edhe më lart, tashmë gjithçka është e hapur, për kualifikimin, në fazën e ardhshme, të këtij kompeticioni, me përballjen e radhës, që do të zhvillohet, në arenën e “Stadio Olimpico”, mbrëmjen e 22 shkurtit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Igor Paixao, 1-0: 

Goli i Romelu Lukaku, 1-1: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!