Manchester United është ndëshkuar nga skuadra e Sheffield, pas 20 minutash lojë. Skuadra që u ngjit këtë sezon në Premier League po i befason të gjithë dhe ka marrë rezultate të shkëlqyera. Edhe sot, bardhekuqtë e drejtuar nga Chris Wilder po e dominojnë Manchester United.
David De Gea ka bërë tre pritje të shkëlqyera në 20 minutat e para, por në fund u ndëshkua nga mesfushori i Sheffield, Fleck. “Djajtë e Kuq” të Ole Gunnar Solskjaer e kanë nisur sfidën në mënyrën më të keqe të mundshme./abcnews.al