Pritej një përballje spektakolare dhe ajo erdhi në “mitikun” e “Bardhezinjve” të Newcastle, “St. James’ Park”, aty ku “Qytetarët” e Manchester City ia arritën të trifumonin me rezultatin e ngushtë 3 me 2, një përballje që pati plot ulje e ngritje, nga të dyja skuadrat, por në fund të ditës kampionët në fuqi të Anglisë ia dolën të siguronin 3 pikët.
Gjithçka nisi me golin e djemve të Pep Guardiola-s, ku pas një krosimi fantastik, të Kyle Walker, “fantazisti” portugez, Bernardo Silva kap bukur topin në pak lartësi dhe me një goditje me “finte” dërgon topin në rrjetë, mirëpo fraksioni i parë i sfidës nuk mbaron me kaq, pasi në minutat 35’ e 37’, Alexander Isak e Anthony Gordon shënojnë 2 gola të shpejtë për të përmbysur “Qytetarët”.
Me fillimin e pjesës së dytë të lojës vjen edhe kundërpërgjigjja e këtyre të fundit, ky “heroi” i kësaj sfide, mund të themi me plot gojë se është “ylli” belg i mesfushës, Kevin De Bruyne. I sapo rikthyer nga dëmtimi “arkitekti” i mesfushës barazon shifrat në minutën e 74’-t, vetëm 5 minuta pas hyrjes në fushën e blertë dhe kur gjithçka po mbyllej në barazimdhuron një pasim fanastik për talentin norvegjez, Oscar Bobb, i cili i jep fitoren djemve të Pep Guardiola-s, në minutën e 91’-të të sfidës.
Falë këtij rezultati, “Qytetarët” e Manchester City ngjiten në kuotën e 43 pikëve, duke u pozicionuar këshut në vendin e 2-të tabelës, vetëm 2 pikë pas kryesuesve të Liverpool dhe vetëm 1 pikë më shumë se Aston Villa e vendit të 3-të, ndërsa Newcastle në krahun tjetër mbetet në vendin e 10-të të renditjes, me 29 pikë, 2 më pak se Manchester United i vendit të 9-të. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Bernardo Silva, 0-1:
Goli i Alexander Isak, 1-1:
Goli i Anthony Gordon, 2-1:
Goli i Kevin de Bruyne, 2-2:
Goli i Oscar Bobb, 2-3: