VIDEO/ “Dardanët” nuk dinë si të fitojnë, Kosova hap “fals” përballë Andorrës

schedule22:41 - 28 Mars, 2023

schedule 22:41 - 28 Mars, 2023

E trishtueshme, por e vërtetë. “Dardanët” kanë dështuar sërish të gjejnë fitoren në kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ku kësaj here nuk arritën dot të triumfonin në stadiumin “Fadil Vokrri”, përballë “diletantëve” të Andorrës, duke u ndalur sërish në barazimin 1 me 1.

Pjesa e parë do të mbyllej ashtu si e gjithë ndeshje, në barazim, por me rezultatin “e bardhë” 0 me 0, edhe pse ofensivat e shumta sulmuese të “dardanëve” nuk munguan.

Gjithçka ndryshoi me fillimin e pjesës së dytë, me Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Edon Zhegrovën që tentuan vazhdimisht të gjenin rrugën e rrjetës dhe do të ishin pikërisht këta dy të fundit të cilët krijuan aksionin e golit, me Zhegrovën, që çoi topin në rrjetë në minutën e 59’-të.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi vetëm 2 minuta më vonë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte, 20-vjeçari, Berto Rosas përfiton nga “përgjumja” e mbrojtje “dardane” dhe dërgon topin në rrjetën e mbrojtur nga Aijanet Muric.

Me këtë rezultat, Kosova pozicionohet në vendin e 3-të, në grupin I, me vetëm 2 pikë, ndërsa para tyre janë Zvicra dhe Rumani, të cilët kanë arritur të gjejnë 2 fitore në 2 ndeshjet e para të fazës kualifikuese. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Kosova 1-0 Andorra, Edon Zhegrova: 

Kosova 1-1 Andorra, Berto Rosas:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!