VIDEO/ Dalin pamjet, si u goditën “ushtarët” e Ergys Dashit në Itali

schedule11:35 - 7 Prill, 2022

schedule 11:35 - 7 Prill, 2022

TORINO – Janë publikuar pamjet nga aksioni policor i zhvilluar në Torino i Italisë, ku 11 persona mes tyre shumë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë. Në total nga ky grup janë sekuestruar mbi 80 kg kokainë. Ndërkohë sipas mediave italiane koka e këtij grupi ishte Ergys Dashi i ekzekutuar më 22 janar në Ekuador.

Mësohet se rrjeti përbëhej nga (italianë, shqiptarë dhe polakë). Si rezultat i hetimeve të kryera në territorin kombëtar dhe jashtë saj (Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani, Zvicër)  janë lëshuar edhe 30 urdhër arreste të tjera. Këto persona vijojnë të jenë në kërkim.

Sekuestrohen 80 kg kokainë dhe 7 kg marihuana

Gjatë aktiviteteve, karabinierët sekuestruan në territorin italian mbi 80 kilogramë kokainë dhe më shumë se 7 kilogramë marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro, duke arrestuar 8 korrierë që udhëtonin me makina të prodhuara posaçërisht dhe modifikuar në Slloveni.

Rrugët që në rastin e akuzës do të përdoreshin për furnizimin e lëndëve të paligjshme, janë (rruga atlantike për kokainën dhe vendet e Ballkanit për marijuanën), të destinuara kryesisht për tregtim në veri të Italisë, në sllovene, holandeze, zvicerane dhe gjermane.

Me rëndësi parësore është fakti se, më 22 janar të kaluar, në një restorant në Guayaquil (Ekuador), u vra personi që besohej se ishte kreu i organizatës kriminale Ergys Dashi, i qëlluar për vdekje në fytyrë nga dy të plumba. Hetimet nga Njësia e Torinos filluan në vitin 2017 me disa arrestime pas një aksioni në klube nate.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!