Kancelari i Gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi, është goditur mbrëmjen e së dielës me leva nga disa persona të paidentifikuar.
Sulkuqi është goditur sapo ka dalë nga një bar-kafe e cila ndodhej 100 metra afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit
Dyshohet se sulmi ndaj tij mund të ketë ardhur për shkak të detyrës. Ndërkohë Abc ka siguruar edhe videon nga vendi i ngjarjes. Dhuna ndaj Sulkuqit dyshohet për shkak të detyrës.
Ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.
/Abcnews.al/