VIDEO/ Dalin pamjet nga banesa në Divjakë, ku djali i mori jetën babait

schedule16:32 - 6 Korrik, 2022

schedule 16:32 - 6 Korrik, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Divjakë, ku djali vrau babain. Burime për Abc bënë me dije se Andrea Stasa në momentin që ka vrarë babain e tij 85-vjeçar Mitër Stasa, ka qenë në gjendje të dehur.

Shkak i zënkës dyshohet të ketë qenë gjendja e dehur e djalit, i cili nuk i ka pranuar kritikat e babnait dhe e ka qëlluar me grushta e shkelma deri sa i ka marrë jetën.

Ndërkohë që policia shkencore ka qenë në vendin e ngjarjes për të bërë hetime të mëtejshme.

Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e dyshuar. 58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/