VIDEO/ Dalin pamjet e sulmit të avionit misterioz ndaj bazës turke

schedule15:46 - 6 Korrik, 2020

schedule 15:46 - 6 Korrik, 2020

Mediat arabe kanë publikuar pamje të sulmit ajror mbi bazën “Al Watiya” në Libi, e cila javët e fundit ishte marrë nën kontroll nga forcat e mbështetura prej Turqisë në Libi, raporton abcnews.al.

Siç raportojnë mediat e huaja, baza ku ishin pozicionuar disa sisteme anti-ajrore si edhe dronët turq që mbështesin ushtrinë e qeverisë islamiste të Unitetit Kombëtar u sulmua nga një avion luftarak “Rafale” dy netë më parë duke shkaktuar vetëm dëme materiale sipas autoriteve e turke.

Këto të fundit refuzuan të bënin komente mbi burimin e sulmit duke e lidhur atë me forcat e gjeneralit kundërshtar Khalifa Haftar, megjithatë siç raportojnë mediat e huaja, dy janë shtetet që kanë këtë lloj avioni në rajon: Franca dhe Egjipti.

Lexo edhe: Një anije misterioze përball fregatat turke dhe greke në ujërat e Libisë

Të dyja ato kanë kundërshtuar prezencën turke në Libi duke kundërshtuar kështu mbështetjen e pakufishme ushtarake që shteti turk po i jep qeverisë së Unitetit Kombëtar, kundër gjeneralit Haftar, i cili mbështetet nga Egjiptit, Franca, Emiratet e Bashkuara, etj.

Sëfundmi, forcat e qeverisë së Unitetit Kombëtar me mbështetjen e dronëve dhe forcave turke kishin marrë mjaft territore kundër ushtrisë së gjeneralit Haftar duke futur nën kontroll edhe bazën e rendësishme “Al Watiya”, gjë e cila alarmoi edhe Egjiptin në kufi.

Presidenti El Sisi kërkoi që ushtria të rrinte në gatishmëri për një ndërhyrje të beftë ushtarake në Libi nëse do të ishte e nevojshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!