VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit në Itali, si u kap me 20 kg kokainë Agim Kajmaku

schedule09:31 - 12 Qershor, 2022

schedule 09:31 - 12 Qershor, 2022

Policia italiane ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë, pasi është kapur  me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij.

Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove. ABC ka mësuar se për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbente ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, policia italiane kishte montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë.

Lexo edhe: U kap me drogë në Itali, përballjet me drejtësinë të Kajmakut: Nga arratia te arrestimi në spital në Tiranë

Pas kapjes së tij autoritetet italiane kanë kërkuar informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me këtë shtetas i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit.

Për më shumë se 8 muaj policia italiane kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa nisi ta mbante në vëzhgim derisa u arrestua me 20 kilogramë kokainë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!