Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në aksin rrugor Elbasan Peqin, në fshatin Lolaj.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News, një makinë tip BMW x6 është përmbysur dhe makina tjetër tip Opel ka përfunduar disa metra me tej me dëmtime të shumta.
Mësohet se nga ky aksident janë plagosur 5 persona dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Përkatësisht kanë mbetur të plagosur drejtuesi P.H. dhe pasagjerja F. H., që udhëtonin në mjetin tip “Opel” të cilët janë transpportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
LEXO edhe: Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, plagosen 5 persona
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit tip BMW x6.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Peqin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip “BMV “./abcnews.al