Gentian Muça, mbrojtësi që u shpall vjet kampion me Tiranën, iu bashkua Prishtinës së fundmi dhe në ndeshjen e dytë si titullar ia ka dalë të shënojë me fanellën e bardhekaltërve.
Prishtina po luan në transfertë kundër Feronikelit dhe pas 30 minutash lojë ndeshja u zhbllokua pas një harkimi nga këndi. Muça me kokë nuk fali dhe e ndëshkoi skuadrën e drejtuar nga Klodian Duro.
Rrugën e rrjetës e ka gjetur sërish edhe Mirlind Daku, i cili ka realizuar golin e 13-të sezonal. Sulmuesi, i cili te Kukësi nuk pati shumë hapësira, u ka shënuar kampionëve të Dritës dhe Ballkani është në epërsi 1-0. /abcnews.al