Dritan Dajti i dënuar me burg përjetë për vrasjen e 4 policëve gushtin e vitit 2009 la sot qelinë për disa orë. Drejtoria e Përgjithshëm e Burgjeve i dha leje për të marrë pjesë në funeralin e nënës që ndërroi jetë një ditë më parë.
Në masa të rrepta sigurie, siç shihet dhe në këto pamje, i lidhur me pranga me efektivë të policisë të veshur me jelekë antiplumb dhe nën vëzhgimin e forcave RENEA, Dritan Dajti ishte në varreza.
Pasi ka dhënë lamtumirën e fundit të ëmës Dajti u kthye në qeli në burgun e Peqinit ku dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
/abcnews.al/