Atmosferë pozitive te Juventusi para ndeshjes së Champions League kundër Ferencvaros. Bardhezinjtë e drejtuar nga Andrea Pirlo kanë bërë dje seancën e fundit stërvitore dhe lojtarët kanë marrë këshillat e zakonshme.
Veç stërvitjes ata nuk kanë ngurruar të bëjnë edhe shaka gjatë seancës, që nuk ka pasur ngarkesën e zakonshme fizike. Alavaro Morata dhe juan Cuadrado madje i kanë bërë një rreng njërit prej shokëve të skuadrës.
Thanks guys ? https://t.co/ZJaXjVsw3R
— Weston McKennie (@WMckennie) November 23, 2020
Weston McKennie ka qenë “viktima” e tyre. Sulmuesi spanjoll u shtri pas tij dhe bëri pengesën, ndërsa kolumbiani dha goditjen finale. Gjithçka e filmuar dhe e kthyer në “hit” në Twitter, ndërkohë që amerikani thotë vetëm “faleminderit djema”. /abcneës.al