Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, filloi përgatitjet për sezonin e ri ditën e djeshme. Portugezi është rikthyer në Torino pas pushimeve luksoze që kaloi në vendlindjen e tij së bashku me familjen.
35-vjeçari është thjesht me fat sepse bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, është thjesht mahnitëse. Bukuroshja postoi pak çaste më parë një video në “Instagram”, ku shfaqet duke notuar nën ujë.
Georgina, e cila nuk nguron të postojë foto provokuese në rrjetet sociale, këtë herë ngjan fiks si një sirene deti. Çifti është në një marrëdhënie të shkëlqyer dhe këtë e tregojnë shpesh me postimet e dedikuara për njëri -tjetrin. /abcnews.al