VIDEO/ Correa hero që në debutim për Interin, Haaland nderon Dortmundin

schedule22:40 - 27 Gusht, 2021

schedule 22:40 - 27 Gusht, 2021

Interi dhe Udinese kanë marrë pikët e plota në Serie A, sikurse Borussia Dortmund në Bundesliga. Zikaltrit mposhtën Hellas Verona me përmbysje, me rezultatin 3-1, ndërkohë që vendimtar ishte blerja e fundit, Joaquin Correa.

Kampionët e Italisë ia dhuruan golin e parë vendasve, pasi Handanovic dha një pasim të gabuar dhe Ilic nuk fali. Hellas Verona e mbylli në epërsi ndeshjen, kurse në nisje të pjesës së dytë shënoi me kokë Lautaro Martinez.

Interi nuk mund të pajtohej as me barazimin dhe në fund e gjeti edhe golin e epërsisë, pas një krosimi perfekt të Darmian që gjeti Correa. Uruguaiani me kokë e çoi topin në rrjetë dhe me golin e shënuar i dha Interin epësinë.

Në shtesa ai realizoi edhe një gol tjetër, për të regjistruar një debutim fantasik me zikaltrit. 3-1 dhe Interi mban vendin e parë në klasifikim.

Më parë në Serie A ishte luajtur edhe Udinese-Venezia, që u mbyll me rezultatin 3-0. Pusseto shënoi golin e parë për bardhezinjtë, për t’i lënë më pas radhën Deulofeu dhe Molina. Tre pikë të arta për Udinesen, që barazoi javën e parë të kampionatit kundër Juventusit.

BUNDESLIGA – Borussia Dortmund ka marrë një fitore dramatike në shtëpi, kundër Hoffenheim. Një duel që përfundoi 3-2 dhe u vendos në minutat shtesë. Dabbur shënoi për miqtë në minutën e 90-të, duke i barazuar shifrat. Gjithsesi Erling Haaland shënoi një minutë më pas golin trepikësh për verdhezinjtë.

Një natë e mirë për talentet e skuadrës gjermane. Reyna ishte ai që zhbllokoi ndeshjen, pas një aksioni model, ndërkohë që për Hoffenheim u kundërpërgjigj Baumgartner. Bellingham, talenti tjetër anglez i Borussia realizoi golin e dytë për skuadrën e tij, me një goditje mjaft të bukur. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!