Zëvendësimi nuk i pëlqen askujt dhe Lautaro Martinez nuk e priti mirë vendimin e Antonio Contes gjatë ndeshjes Inter-Roma. Kampionët e Italisë fituan 3-1, ndërsa sulmuesi argjentinas e filloi takimin nga stoli.
Dëmtimi i Sanchez solli aktivizimin e tij në minutën e 35-të, por trajneri e nxori nga fusha në minutën e 77-të për t’i dhuruar disa minuta edhe sulmuesit Andrea Pinamonti, vendim që zemëroi lojtarin latin.
Tensioni dhe ofendimet mes tij dhe Contes nuk munguan, por qetësia është rikthyer shpejt në kampin zikaltër. Lautaro i kërkoi falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës, ndërsa surpriza e bukur ka ndodhur në stërvitjen e sotme.
? | INCONTRO
Nel frattempo, ad Appiano… ??? pic.twitter.com/OHORbnPY8q
— Inter ??? (@Inter) May 13, 2021
Tek Interi e kanë marrë me sportivitet dhe kanë menduar të bëjnë edhe pak humor. Ndeshje boksi, Romelu Lukaku arbitër dhe në ring Conte e Lautaro Martinez me doreza në duar.
Gjithçka në formën e shakasë dhe një përgjigje e veçantë për të konfirmuar se atmosfera te kampionët e Italisë është e duhura dhe aspak problematike. /abcnews.al