Kingsley Coman është një ndër futbollistët më të suksesshëm në fitimin e trofeve. Edhe pse është 24 vjeç, francezi ka fituar shumë tituj kampionë, si te PSG, ashtu dhe te Juventus e Bayern. Në aspektin personal, francezi ka vuajtur nga dëmtimet, por kualitetet e tij dihen.
I shpejtë, i aftë për të luajtur në të dy krahët e sulmit dhe një driblues i shkëlqyer. Coman, në stërvitjen e fundit të Bayern, ka treguar se di të bëjë shumë mirë edhe rolin e… portierit!
Francezi shihet teksa pret shumë gjuajtje të forta drejt tij dhe me këshillat e Manuel Neuer, ndoshta mund të ndryshojë rol në fushën e lojës…/abcnews.al
#ComanTheWall ?#MiaSanMia pic.twitter.com/yiyp2uJLd8
— FC Bayern English (@FCBayernEN) July 16, 2020