VIDEO/ Çmimet e fundit për këtë sezon, Premier League vlerëson më të mirët

schedule20:35 - 5 Gusht, 2020

schedule 20:35 - 5 Gusht, 2020

Premier League mbylli siparin një javë më parë dhe ditën e sotme janë dhënë dhe çmimet e fundit për këtë sezon. Çmimin e golit më të bukur e ka fituar mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne. Rrjeta e belgut kundër Norwich Cityt ka marë më shumë vota, ku e djathta e tij është si gjithmonë vdekjeprurëse.

 

Kevin De Bruyne

Trajneri më i mirë për këtë muaj është përzgjedhur ai i Southampton, Ralph Hasenhutt. Austriaku pati një ecuri të shkëlqyer në korrik, pasi e mbylli kampionatin me tre fitore dhe tre barazime.

Për sa i përket lojtarit më të mirë, atë e ka fituar sulmuesi i West Ham, Michail Antonio. Anglezi shënoi tetë gola, duke ndihmuar ekipin londinez që të mbijetonte mes më të mirëve. Kjo është hera e parë që nga viti 2014 që këtë çmim e fiton një lojtar i West Hamit. Për herë të fundit e ka fituar Diafra Sakho. /abcnews.al