VIDEO/ “Çmenduri” në Premier League, 3 ndeshjet e së hënës dhuruan plot 21 gola

schedule08:32 - 9 Maj, 2023

schedule 08:32 - 9 Maj, 2023

Java e 35-të e Kampionatit anglez të futbollit, Premier League u mbyll në mënyrën më spektakolare të mundshme, me 3 ndeshjet e ditës së hënë, që prodhuan plot 21 gola e dhuruan emocione të shumta.

Gjithçka nisi me sfidën e orës 16:00 në “Craven Cottage”, mes Fulham e Leicester, sfidë e cila përfundoi me rezultatin spektakolar 5 me 3. Për vendasit menduan skocezi Tom Cairney e braziliani Ëillian me nga një dopietë, si dhe braziliani Carlos Vincius. Në krahun tjetër golat për “dhelprat” e Leicester erdhën të 3 në pjesën e dytë, me anësorin Harvey Barnes që shënoi një dopietë, ndërsa goli tjetër u shënua nga “fantazisti” James Madisson me anë të një 11-metërshi.

Pas përfundimit të përballjes së “Craven Cottage”, radhën do ta ketë sfida e “Amex Stadium”, mes Brighton e Everton, sfidë e cila përfundoi me fitoren e thellë 1 me 5, të “bluve” të Liverpul. Dopietat e Doucoure e McNeil, si dhe një autgol i Steele në pjesën e parë “hipotekuan” 3 pikë të rëndësishme për “blutë” në garën për mbijetesë në elitën e futbollit anglez. Ndërkaq, goli i “nderit” për “pulëbardhat” e Brighton erdhi nga këmbët e kampionit të botës, Alexis Mac Allister.

Në krahun tjetër, në “City Ground”, vendasit e Nottingham Forest fituan me vuajtje ndaj “shenjtorëve” të Southampton, me rezultatin e ngushtë 4 me 3, në një “duel” të vërtetë mbijetese. Një dopietë nga Aëoniyi, si dhe nga një gol nga këmbët e Gibbs-Ëhite e Danilo vulosën 3 pikët për vendasit, ndërsa në krahun tjetër rrugën e rrjetës e gjetën Alcaraz, Lyanco dhe kapiteni, James Ëard-Proëse.

Pas këtyre rezultateve, Brighton mbetet në vendin e 7-të në renditje me 55 pikë dhe mbetet në garën për një vend në kupat e Evropës. Fulham renditet në vendin e 10-të me 48 pikë, ndërkaq Nottingham, Everton, Leicester dhe Southampton janë të pozicionuara në vendet 16,17,18 dhe 20 të renditjes me respektivisht 33, 32, 30 dhe 24 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Fulham 5 – 3 Leicester

Brighton 1 – 5 Everton

Nottingham Forest 4 – 3 Southampton