VIDEO/ Çmenduri në Mynih, katër golat e Lewandowskit “nderojnë” Bayernin

schedule19:59 - 4 Tetor, 2020

schedule 19:59 - 4 Tetor, 2020

Një ndeshje e çmendur është zhvilluar në “Allianz Arena”, mes Bayern Munchen dhe Hertha Berlin. Bavarezët kanë triumfuar vetëm në fryëmën e fundit me rezultatin 4-3, me Robert Lewandowskin që i ka shënuar të katër golat.

Fillimisht, bomberi polak çoi shifrat në 2-0 në pjesën e parë dhe u duk se Bayern do të merrte një fitore të lehtë. Megjithatë, miqtë barazuan me anë të Cordoba dhe Cunha.

Lewandowski çoi shifrat në 3-2 në minutën e 85-të, por miqtë sërish barazuan, kësaj radhe me anë të Ngakam në të 88-ën. Në sekondat e fundit të takimit, Bayern fiton penallti dhe Lewandowski shënoi, për t’i dhënë fitoren e çmendur 4-3. Një sfidë spektakolare./abcnews.al

GOLAT/ BAYERN MUNCHEN  4-3  HERTHA BERLIN