Çmenduri në “Stamford Bridge”. Ajax po fitonte bindshëm 1-4 përballë Chelsea, por në pak minuta, gjithçka është barazuar. Azpilicueta në minutën e 63-të çoi shifrat në 2-4, duke i dhënë shpresë Chelseat për t’u rikthyer në këtë sfidë.
Më pas, Bilnd dhe Veltman ndëshkohen me kartonë të kuq, brenda një minute. Jorginho nga pika e bardhë e penalltisë çon shifrat në 3-4 në minutën e 71-të, ndërsa tre minuta më vonë, talenti Reece James do të barazonte gjithçka. Një sfidë spektakolare në Londër!/abcnews.al
Champions League, raundi 4
Chelsea – Ajax 4-4
Jorginho 5′ 71′, Azpilicueta 63′, James 74 / Promes 2′ 20′, Ziyech 35′, Van de Beek 55′