VIDEO/ Çmendet ish-mesfushori i Rusisë, grushte dhe shkelma arbitrit kryesor

schedule15:59 - 11 Gusht, 2020

schedule 15:59 - 11 Gusht, 2020

Ndonjëherë është shumë e vështirë për ti kontrolluar nervat gjatë ndeshjes. Janë episode të tilla që të nxjerrin nga vetja, sado lojtar i qetë të jesh. Kjo i ka ndodhur dhe ish-yllit të kombëtares ruse, Roman Shirokov.

Mesfushori që tashmë aktivizohet në ligat amatore në Rusi nuk i mbajti dot nervat me gjyqtarin, pasi ky i fundit nuk akordoi një penallti në favor të tij.

39-vjeçari pasi mori vesh se ishte thjesht rivënie fundore, filloi të godiste me grushte albitrin, i cili ra menjëherë në tokë. Një gjest shumë i shëmtuar nga ana e Shirokov, ku tashmë pritet dhe dënimi ndaj tij nga Federata Ruse e Futbollit. /abcnews.al