VIDEO/ Club Brugge fiton edhe në Selanik, dopieta e Jutgla eleminon grekët e PAOK

schedule23:26 - 18 Prill, 2024

schedule 23:26 - 18 Prill, 2024

Janë padyshim tejet të fortë, në “shtëpinë” e tyre, mirëpo ndaj një kundërshtari të madh, si belgët e Club Brugge, nuk mundën të bënin shumë, me “gjigantët” grek, të PAOK, që janë eleminuar nga UEFA Conference League, pas përfundimit të dy sfidave çerekfinale, ndaj “gjigantëve”, të Jupiler League, të përfunduara me fitoren totale, 3 me 0, të këtyre të fundit.

Për fitoren, 0 me 2, të mbrëmjes së kësaj të enjteje mendoi “bomberi” spanjoll, Ferran Jutgla, me talentin e prodhuar nga akademia e “Katalanasve” të Barcelona, që realizoi një dopietë në fraksionin e parë të lojës, për të siguruar kualifikimin e mëtejshëm, në një kompeticioni ku janë mes favoritëve për të triumfuar në fund.

Kështu, siç theksuam edhe më lart, falë kësaj fitoreje të madhe, në tokën “helene”, tashmë “gjigantët” belg, të Club Brugge kalojnë në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni, ku përballë do të kenë një ekip të madh, si italianët e Fiorentina, me “Violët” që janë edhe ish-finalistët e edicionit të kaluar, ku në pragë u mundën nga “Çekanët” e West Ham. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: