Toronto Raptors ka baraspeshuar në 2-2 rezultatin në serinë e gjysmëfinaleve të Konferencës së Lindjes, pasi mposhti Boston Celtics me shifrat 93-100 në përballjen e katërt mes tyre. Skuadra kanadeze ishte më lartë në periodat 1 dhe 4 dhe në fund festoi.
Një ndeshje e mirë në grup e Raptors, një karaktyeristikë e kësaj skuadre. Kyle Lowry (22 pikë, 7 asiste, 11 rebound) dhe Pascal Siakam (23 pikë, 2 asiste, 11 rebound) ishin mbi të tjerët, ndërkohë që edhe Serge Ibaka (18 pikë), Fred VanVleet (17 pikë, 6 asiste, 6 rebound) dhe OG Anunoby (11 pikë) dhanë një kontribut të vyer për të shkuar te triumfi. Jayson Tatum (24 pikë, 3 asiste, 10 rebound) nuk mjaftoi për Celtics.
Baraspeshë, 1-1, edhe në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit mes Los Angeles Clippers dhe Denver Nuggets. Përballja e dytë u mbyll me rezultatin 101-110. Nuggets tregoi superioritet që në periodën e parë, që u mbyll 25-44.
Clippers më pas u munduan ta përmbysin ndeshjen, por pa sukses. Në të tria periodat ishin më lart se kundërshtari, gjë që nuk mjaftoi. Nikola Jokic (26 pikë, 4 asiste, 18 rebound) dhe Jamal Murray (27 pikë, 6 asiste, 3 rebound) ishin liderët e Nuggets, kurse në anën tjetër përpjekje e Kaëhi Leonard, Paul George dhe Lou Williams shkuan dëm. /abcnews.al