VIDEO/ City zhbllokon sfidën, një autogol i jep avantazhin “Qytetarëve”

schedule19:46 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 19:46 - 19 Dhjetor, 2023

Dominim total i “Qytetarëve”, por goli mezi u gjet. Kjo ishte “pasqyra” e pjesës së parë të gjysmë-finales së Botërorit të Klubeve, Urawa Reds-Manchester City, me djemtë e teknikut Pep Guardiola, që kanë arritur të marrin avantazhin, në “frymën e fundit” të pjesës së parë.

Një pasim i shkurtër nga Bernardo Silva kapte bukur nga “fantazisti” Matheus Nunes, i cili depërton në zonën kundërshtare dhe lëshon një pasim të fortë drejt zonës, pasim, i cili devijohet padashur në portën e tij, nga qendërmbrojtësi norvegjez, Marius Hoibraaten, duke i dhënë kështu avantazhin kampionëve të trefishtë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!