VIDEO/ City i “shpenzoi” golat me Liverpool, Southampton e mposht!

schedule21:55 - 5 Korrik, 2020

schedule 21:55 - 5 Korrik, 2020

Është mbyllur takimi mes Southampton e Manchester Cityt, me “Shenjtorët” që kanë fituar me rezultatin 1-0. City nuk arriti të shënojë në këtë sfidë dhe u duk se golat i shpenzoi me Liverpool ndeshjen e shkuar, takim që e fituan me shifrat 4-0.

Golin e vetëm për Southampton e shënoi Che Adams, sulmuesi i talentuar, i cili pa një dalje të Ederson dhe realizoi nga një distancë shumë e largët.

Southampton ngjitet në kuotën e 43 pikëve, në vend të 13-të, ndërsa Manchester City i Guardiolës, pësoi humbjen e nëntë në Premier League këtë sezon./abcnews.al