Sokol Cikalleshi është zgjidhja e gjithë problemeve të kombëtares së Shqipërisë. Edhe një herë është kavajasi që shfaqet të jetë barkë shpëtimi dhe sot ka barazuar ndaj Polonisë.
https://streamable.com/e5ptsh
Ylli i Konyaspor në elitën e futbollit turk ka shfrytëzuar në mënyrë shumë perfekte një top të gjatë dhe ka mposhtur Sczecznyn, duke barazuar shifrat 1-1.
Ky është goli i 12 me kombëtaren për Cikalleshin. teksa në vitin e fundit ai ka arritur të gjejë rregullisht golin, pas serisë së shtyllave në të shkuarën. /abcnews.al