Një situatë dramatike ka ndodhur në Rusi, ku një çift ka rënë nga ballkoni pas një sherri. Mesa duket kangjellat janë shkëputur nga pesha. Videoja prej shtatë sekondash tregon Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, ishin duke u zënë në ballkonin e shtëpisë së tyre në Shën Petersburg, Rusi.
Në pamjet e kapura nga një kalimtar, çifti bie nga kangjellat para se të përplaseshin në trotuar. Ata u dërguan me urgjencë në spital me dëmtime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët thanë se dyshja, e cila ka një djalë të vogël, po debatonin në ballkon rreth orës 10 të mëngjesit të së shtunës./abcnews.al