Është mbyllur takimi i dytë gjysmëfinal i Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit. Pasi sfida e parë në San Siro u mbyll 0-1 në favor të Napolit, Interi nuk kishte asgjë për të humbur në Sao Paolo.
Madje, zikaltërit shënuan shumë shpejt, që në minutën e tretë me anë të Christian Eriksen. Danezi shënon direkt nga goditja e këndit, duke shokuar mbrojtjen napolitane dhe portierin David Ospina.
LEXO EDHE: VIDEO/ Gol nga këndi, Eriksen shënon që në sekondat e para
Gjithsesi, Napoli arriti të barazojë brenda pjesës së parë. Insigne dhe Mertens kombinojnë mirë dhe është pikërisht bomberi belg ai që gjen rrjetën në minutën e 42-të, duke vendosur dhe rezultatin final të sfidës.
LEXO EDHE: VIDEO/ Insigne i shkëlqyer, Mertens barazon gjithçka në Napoli
Napoli siguron biletën e dytë për në finalen e Kupës së Italisë, aty ku do të ketë përballë Juventusin, me bardhezinjtë që eliminuan Milanin mbrëmjen e shkuar./abcnews.al
Coppa Italia, gjysmëfinale
Napoli – Inter 1-1 (1-0)
Mertens 42′ / Eriksen 3’