VIDEO/ Chelsea “zhgënjen” dhe në Champions, Adeyemi “hero” përballë “bluve”

schedule23:00 - 15 Shkurt, 2023

schedule 23:00 - 15 Shkurt, 2023

Ka përfunduar me rezultatin minimal 1 me 0, sfida në stadiumin “Signal Iduna Park”, mes Borussia Dortmund dhe Chelsea, përballje kjo e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube, UEFA Champions League.

Pjesa e parë e sfidës pati një dominim total nga gjermanët, megjithatë rastet e tepërta të krijuara nga vendasit u ndalën përpara portierit Kepa.

Me nisjen e pjesës së dytë “blutë” e Londrës u duk sikur rigjetën veten, por Kobel ishte fantastik mbrëmjen e sotme, teksa ka bërë disa herë heroin duke i mohuar djemve të Chelsea, gola të sigurtë.

Goli i vetëm i sfidës do të vinte në minutën e 63’-të nga talenti i sulmit gjerman, Karim Adeyemi, i cili pasi dribloi 4 futbollistë të “bluve” driblon dhe portierin Kepa, duke e çuar topin në portën e boshatisur të kundërshtarëve.

Me këtë fitore Borussia është 1 hap më afër kualifikimit për në raundin tjetër. Ndërkaq, kujtojmë se ndeshja e radhës me 2 klube do të luhet në “Stamford Bridge”, mbrëmjen e 7 marsit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!