VIDEO/ Chelsea spetkakolar, në “Stamford Bridge”, Chalobah e Jackson sigurojnë fitoren ndaj Spurs

schedule22:26 - 2 Maj, 2024

schedule 22:26 - 2 Maj, 2024

Më në  fund ia dolën, me “Blutë” e Chelsea, që janë rikthyer te fitorja, mbrëmjen e kësaj të enjteje, në “mitikun” e “Stamford Bridge”, përballë skuadrës së Tottenham, në një derbi spektakolar Londre, me djemtë e teknikut Maurizio Pochettino, që nuk arrinte të  fitonte prej tri javësh në kampionat, megjithatë ia doli të shënojë nga një gol për çdo pjesë ndaj Spurs të Postecoglu dhe të marrë tre pikët.

“Blutë e Londrës” morën avantazhin në pjesën e parë me golin e Chalobah, me mbrojtësin që iu shkëput bukur prapavijës së Tottenham, për të bërë një goditje perfekte me kokë dhe dërguar topin në rrjetë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ishte “bomberi” senegalez, Nicolas Jackson ai që shënoi edhe golin e dytë për Chelsea, ndërsa Tottenhami nuk pati fuqinë e duhur për të reaguar dhe shmangur humbjen në derbi.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e Chelsea ngjitet në vendin e tetë të renditjes, me 51 pikë, vetëm 3 më pak se Manchester United i vendit të 6-të, pozicioni i cili përkthehet në pjesëmarrje në Conference League, teksa Tottenhami heq dorë nga gara për një vend në zonën Champions, duke u pozicionuar plot 7 pikë pas skuadrës së Aston Ville, me vetëm 60 të tilla. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: