Janë mbyllur dy sfidat e orës 19:00 në Premier League, të vlefshme për javën e 34-ët. Chelsea ka marrë një fitore spektakolare 2-3 në derbin e Londrës kundër Crystal Palace.
Giroud, Pulisic dhe Abraham shënuan për djemtë e Lampard, ndërsa Zaha dhe Benteke për vendasit, që edhe pse luftuan shumë, dalin pa pikë nga kjo sfidë.
Ndërsa në takimin tjetër mes Watford dhe Norwich, vendasit fituan 2-1, duke marrë tri pikë të arta sa i takon luftës për mbijetesë. Kryefjala, ishte supergoli i Danny Welbeck, me roveshatë! Për të mos u humbur…/abcnews.al