VIDEO/ Chelsea rikthehet me “mund” te fitorja, Newcastle triumfon në “frymën e fundit” përballe Fulham

schedule18:30 - 15 Janar, 2023

schedule 18:30 - 15 Janar, 2023

Ditën e sotme janë luajtur dhe 2 përballje të tjera të kampionatit anglez Premier League, ku më konkretisht Chelsea mundi me rezultatin minimal 1 me 0 skuadrën e Crystal Palace, ndërsa Newcastle iu fal atij goli të Isak në minutën e 89’, për të arritur 3 pikët.

Chelsea i Graham Potter, më në fund mund të marrë “frymë” pas 3 pikëshit të arritur në “Stamford Bridge” përball Palace, ku 1 gol i Kai Havertz në minutën e 64’ i dha fitoren e shumëpritur “bluve” të Londrës. Me përjashtim të golit asgjë speciale, me përjashtim të djemve të Potter të cilët kërkuan që nga minuta e parë e deri në fund shënimin e sa më shumë golave, por u ndalën vetëm në 1.

Ndërkaq, Newcastle ka arritur të fitojë me “fat”, përballjen e vështirë përballë Fullham, me rezultatin 1 me 0, ku një gol i blerjes rekord të klubit, Aleksander Isak në minutën e 89’, mjaftoi për t’i dhënë “bardhezinjve” 3 pikë të plota. Episod që vlen për t’u përmendur në ndeshjen e luftuar ishte dhe penalltia e pasaktë e sulmuesit të Fullham, Aleksandar Mitrovic, e cila mund të kishte çuar lojën në një tjetër rezultat.

Ndërkaq, për t’i dhënë fund javës së 20-të mendojnë Tottenham dhe Arsenal, të cilat janë duke u ndeshur momentalisht me njëra-tjetrën. Rezultati është 0 me 2 në favor të Arsenal. /i.m /abcnews.al

Chelsea 1 – 0 Crystal Palace (Havertz 64′)

Newcastle 1 – 0 Fulham (Isak 89′) 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!