Spektakël në Angli e Gjermani, me ndryshimin që Liverpool barazoi 1-1 ndaj Chelsea kurse Bayern Munich mposhti 5-0 Hertha Berlin. Një duel i luftuar në Anfield, që nisi me një gol të shënuar nga Havertz me kokë, pas një goditjeje këndi.
Reece në shtesë shkaktoi një penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Salah nga pika e bardhë nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. Liverpool nuk e shfrytëzoi dot epërsinë numerikë që të realizonte golin e fitores dhe në fund u mjaftua me një pikë.
BUNDESLIGA – Bayern Munich nuk e ka diskutuar Hertha Berlin, që e ka mposhtur me rezultatin 5-0. Bavarezët morën pikët e plota dhe ndajnë kreun me Bayer Leverkusen, ndërkohë që në duelin e sotëm nuk mund të mungonin golat e Robert Lewandowski.
13 ndeshje radhazi që polaku nuk ndalet, një rekord personal, dhe sot ai realizoi tre herë. Ai që e zhbllokoi ndeshjen ishte Thomas Muller, i cili më pas i la radhës goleadorit të skuadrës dhe talentit Musiala.
Lewa nuk mund të ndalej me aq dhe shënoi edhe dy herë të tjera në portën e Hertha Berlin, duke arritur në kuotën e 300 golave me bavarezët.
NDESHJET E MËPARSHME NË PREMIER LEAGUE– West Ham United është ndalur në javën e tretë të kampionatit dhe kjo i ka ndodhur në shtëpi, kudër Crystal Palace. Fornals dhe rekordmeni Antonio shënuan për “Çekiçët”, në një ndeshje që përfundoi 2-2.
Me të njëjtin rezultat barazoi edhe Newcastle me Southampton, kurse Aston Villa ngeci në barazim 1-1 ndaj Brentford. Pikët e plota i morën Everton dhe Leicester. Të parët mposhtën Brighton 2-0, kurse “Dhelprat” ia dolën me Norwich 2-1 në transfertë. /abcnews.al