VIDEO/ Chelsea mund “Dhelprat” dhe siguron Champions, Liverpool qëndron në lojë

schedule23:14 - 18 Maj, 2021

schedule 23:14 - 18 Maj, 2021

Chelsea ka arritur të fitojë sot ndaj Leicester City dhe të sigurojë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Skuadra e Thomas Tuchel fitoi me shifrat 2-1 pas një ndeshje shumë të vështirë, ku luhej për pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh për klube.

Timo Werner shënoi në pjesën e parë, por VAR pa një pozicion jashtë loje të sulmuesit dhe pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Me nisjen e pjesës së dytë Rudiger shënoi golin e avantazhit për londinezët. Më pas një penallti e fituar nga Werner u shndërrua në gol nga Jorginho në minutën e 66.

“Dhelprat” u munduan të rikthehen në lojë dhe gjetën golin me Iheanacho në minutën e 76. Në pjesën e mbetur të lojës, Chelsea arriti të administrojë dhe nuk pësoi. Ndërkohë Leicester i duhet me patjetër fitorja në ndeshjen e fundit për të kapur Champions, teksa jo gjithçka është në dorë të tyre.

Në rast se Liverpool fiton nesër ndaj Burnley barazon Leicester me pikë dhe gjithçka do vendoset në ndeshjen e fundit, teksa golavarazhi me shumë mundësi do vendosë gjithçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!