Chelsea është mposhtur nga Everton në “Goddison Park” me rezultatin 2-0. Armando Broja e nisi këtë sfidë si titullar. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, ku Broja në fakt pati vetëm një rast të artë.
Në të dytën, Everton ishte më këmbëngulës në fillim, madje duke gjetur edhe golin e avantazhit në minutën e 54’ me anë të Doucoure. Broja luajti 66’ minuta, e më pas u zëvendësua. Goli i dytë për Everton erdhi në fundin e lojës me anë të Dobbin. Me këtë humbje, Chelsea renditet në vendin e 11 me 19 pikë, ndërsa Everton në vendin e 17 me 13 pikë.
Nga ana tjetër, Manchester City ka arritur të fitojë me përmbysje në transfertën ndaj Luton.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ku vendasit kaluan në avantazh me anë të Adebayo në minutën e 47’. Pjesa e dytë ishte ndrushe, pasi City përmbysi shifrat me anë të Bernardo Silva dhe Jack Grealish. Me tre pikët e fituara, City renditet në vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Luton në vendin e 18 me 9 pikë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golat Luton-Manchester City