Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi mposhti me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Sheffield United. Skuadra e Thomas Tuchel vijon me serinë e rezultateve pozitive dhe do të luftojë për ta fituar këtë trofe.
Blutë e Londrës kaluan në avantazh pas 25 minutash lojë, falë një autogoli të realizuar nga mesfushori Oliver Norwood. Chelsea u mundua të realizonte edhe golin e qetësisë, por vonoi shumë.
Rhian Brewster kishte mundësinë të barazonte në minutën e 91-të, por nuk ia doli. Një minutë më pas Hachim Ziyech ndëshkoi Sheffield me golin e dytë dhe vulosi kualifikimin e Chelsea në gjysmëfinale, ku një ditë më parë kanë kaluar edhe Southampton dhe Manchester City. /abcnews.al