Ylli i Liverpool, Sadio Mane, është padiskutim një nga lojtarët më të mirë në Premier League dhe jo vetëm, pasi sulmuesi i të kuqve po konsiderohet edhe si një prej lojtarëve më të mirë në Europë. Mane ka shumë cilësi dhe me skuadrën e Liverpool, po i tregon të gjitha.
Senegalezi ka shpejtësi, potencë dhe një qetësi të jashtëzakonshme para porte, duke shënuar një numër të madh golash. Sezonin e shkuar, Mane shënoi 22 herë në Premier League, duke fituar “Këpucën e Artë”, së bashku me Salah dhe Aubameyang.
Në takimin kundër Crystal Palace sezonin e shkuar, Mane tregoi të gjitha aftësitë e tij, duke shënuar golin e dytë për Liverpool në atë fitore 0-2. Ylli senegalez niset nga zona e tij në një kundërsulm të shpejtë dhe pas vetëm 13 sekondash, gjen rrjetën. Një distancë thuajse 100m dhe me top në këmbë, na bën të mendojmë se sa shpejt mund ta kishte bërë këtë 100m vetëm në sprint. Një lojtar i shkëlqyer./abcnews.al
Sadio Mane is RAPID!
pic.twitter.com/nPoG5hjyXv
— Goal (@goal) November 22, 2019