Vladimir Putin ka vendosur automjetet e tij “Terminator” në betejë në Ukrainë, ndërsa Kievi vazhdon të zhdukë tanket pushtuese ruse me ndihmën e tankeve britanike.
Video tregon mjetet e blinduara të cilat janë shumë të lavdëruara në Rusi. Ato janë krijuar për të mbështetur njësitë e këmbësorisë që luftojnë në zonat urbane, në rajonin Donbas në Ukrainën lindore.
Vendosja e “Terminatator” vjen pasi Ukraina ka shkaktuar një dëm të madh në tanket kryesore të Putitnit.
Ukraina tha këtë javë se forcat e saj të armatosura kishin shkatërruar tanket ruse duke përdorur raketa Brimstone të prodhuara nga Britania për herë të parë.
Në përpjekje për të forcuar arsenalin e tyre, një togë me automjete ushtarake “Terminator” u vendosën dhe u përdorën për herë të parë në betejë në Donbas.
Ai është i pajisur me granatë-hedhës, sisteme antitank dhe armë të vogla, dhe u mbiquajt “Terminator” nga prodhuesit e tij Uralvagonzavod.
Është e paqartë pse gjeneralët e Putinit e kanë vonuar vendosjen e tij deri më tani, shkruan Daily Mail.
“Terminator”
Ekuipazhi : 5 persona
Dimensionet dhe pesha
Pesha: 47 ton
Gjatësia: 6.9 m
Gjerësia: 3.8 m
Lartësia: 3.4 m
Armatim
Arma kryesore: Dy topa të aftë për të gjuajtur municione dhe katër raketa hedhëse antitank
Mitralozë : Mitralozë 7.62 mm
Granatahedhës: 2 x 30 mm
Aftësitë mbrojtëse: Mbrojtje e përbërë nga forca të blinduara
Lëvizshmëria
Gama: Mund të synojë tanket e armikut të vendosura deri në 5 km larg
Motori: V-92S2 motor dizel me 1000 kuaj fuqi
Prodhuesi: Uralvagonzavod /abcneës.al/