Me dhjetëra forca policie përfshirë dhe ato speciale kanë zbarkuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta në mjetet që kalojnë në rrugë.
Siç shihet edhe nga pamjet e Abc, në terren nuk mungojnë edhe blindat.
Shtimi i kontrolleve në Elbasan por edhe prania e forcave speciale, vjen disa ditë pas ngjarjes së bujtshme ku pati të shtëna në Papër ku mbeti i plagosur edhe i shumëkërkuari Nuredin Dumani, i cili u arrestua pak orë më pas në një apartament në Fier.
Elbasani prej vitesh tashmë e ka humbur qetësinë, pasi përplasjet e shumta mes bandave kriminale që operojnë në këtë qytet ka sjellë frikë dhe pasiguri tek qytetarët.
/Abcnews.al/