Futbolli ka ndalur, por në një të ardhme mund të mos ketë arsye të ndalet, pasi sportin e bukur mund ta luajnë robotët. Deri më tani ata ia kanë dalë të mposhtin në shah kampionin e famshëm botës, Garry Kasparov, në vitin 1996. Tani synimi është tjetër: të mundin një ekip futbolli në njerëz.
Sigurisht që do të duhet kohë për të prodhuar diçka të tillë dhe në një artikull të botuar nga Marca thuhet se synohet që robotët të mposhtin njerëzit në një ndeshje futbolli në vitin 2050. bëhet fjalë për një ndeshje me të gjitha rregullat e përcaktuara.
Francisco Martin, doktor i Robotikës dhe lider i Intelligent Robotics Lab në “Universidad Rey Juan Carlos”, deklaron mes të tjerash: “Futbolli është zgjedhur sepse ju nuk keni pse t’u shpjegoni mekanikën njerëzve.
Futbolli është sporti më i njohur dhe përfshin koordinimin, inteligjencën dhe robotika është një art i integrimit. Telefoni im më mund në shah, makinat drejtojnë vetveten, ndërkohë që roboti është në gjendje të bëjë atë që bën Messi”. /abcnews.al