VIDEO/ Çfarë duhet të konsumojmë në tryezën e Vit të Ri: Flet nutricionistja

schedule16:04 / 31/12/2019

Tradita e do që tryeza e ndërrimit të viteve të jetë e plotë, për t’i paraprirë një viti me bollëk në familjet tona.

Por çfarë ndodh nëse gjatë këtyre ditëve e teprojmë me ushqimin?

Mjekët nutricionistë shprehen se organizmi ynë rëndohet, madje edhe shpesh intoksikohet.

“Organizmin e rëndojmë për shkak të abuzimin me ushqimet dhe ai që vuan është trakti tretës”, shprehet Albana Daka, mjeke nutricioniste.

Megjithatë për shkak se si rezistojme dot gatimeve te ndryshme te festës, nutricionistet shprehen se sasia dhe të ecurit në natyrë janë mjaft të rëndësishme.

“Të hamë ushqimet e festave, por kjo të shoqërohet me dalje dhe lëvizje”, vijon ajo.

Nutricionistët këshillojnë që sallatrat jeshile dhe lëngjet e frutave nuk duhet të mungojne në tryezat tona gjatë këtyre ditëve
Në fund mjekja nutricioniste Albana Daka jep edhe nje keshille per te gjithe femijet sidomos per sa i perket konsumimit të lëngjeve.

“Të kemi sallatra të bollshme dhe një sallatë në fillim të vaktit bën që organizmi të tresë ushqimet e rënda, siç janë përsheshi, sallamrat apo bakllavaja”, shprehet ajo.

schedule16:04 / 31/12/2019