Atalanta ka mbërritur në Spanjë dhe është gati për sfidën e kthimit në Champions League kundër Valencias. Skuadra italiane fitoi 4-1 duelin e zhvilluar në “San Siro” dhe është afër kalimit në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Papu Gomez, kapiteni dhe një ndër lojtarët kyç të Atalantës, nuk e ka pritur mirë interesimin e gazetarëve vendas. Këta të fundit kanë nxituar t’i marrin një prononcim lojtarit argjentinas, teksa ky i fundit ka reaguar: ‘Nuk mund të jap intervistë në këto momente, çfarë po bëni?‘
Gazetarët iberikë nuk janë dorëzuar dhe kanë insistuar me pyetjet e tyre. Veprimi i tyre ka zemëruar 32-vjeçarin, i cili nuk e ka kursyer fjalën palaço kundrejt gazetarëve të pranishëm në aeroport. /abcnews.al
? El Papu Gómez a un periodista a su llegada a Valencia:
⛔️ “Payasos”
? #Golazo pic.twitter.com/T6pNJZTair
— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) March 9, 2020