Ndonëse të detyruar të ndodhen së bashku në ceremoninë e Ditës së Flamurit në Vlorë, duket se “paqja” mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli ka qenë e pamundur të ndodhë.
Rama ka anashkaluar Lelin përpara ceremonisë së ngritjes së Flamurit. Në momentin e mbërritjes kryeministri nuk përshëndet kryebashkiakun e Vlorës.
Lexo edhe: Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, Meta e Rama përkrah njëri-tjetrit
Përplasja mes Ramës dhe Lelit kanë nisur para zgjedhjeve të 25 prillit. Kryebashkiaku socialist nuk u përfshi në fushatën e PS në Vlorë.
Pas refuzimit nga Leli të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë, statusi i Lelit ka “ngrirë” në PS. g.v/abcnews.al