VIDEO/ Celine Dion rikthehet në skenë, dhuron emocione në ceremoninë e Lojërave Olimpike në Paris

schedule09:46 - 27 Korrik, 2024

schedule 09:46 - 27 Korrik, 2024

Ylli 56-vjeçar Celine Dion performoi “Hymne à L’Amour” të legjendarit Edith Piaf në Kullën Eiffel, në ceremoninë e Lojërave Olimpike të Parisit. Në dhjetor 2020, Celine Dion u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë, një çrregullim neurologjik i rrallë dhe kronik që shkakton ngurtësi muskulore dhe ndonjëherë konvulsione të rënda, dhe u detyrua të ndalonte shfaqjet e saj live, e fundit prej të cilave daton në pranverën e vitit 2020 në Nju Jork.

Lojërat Olimpike 2024 u hapën në Paris në një shfaqje spektakolare. Fishekzjarrët blu, të bardhë dhe të kuq u hodhën mbi urën Austerlitz përpara 6,800 atletëve nga 205 delegacione që udhëtonin me 85 varka dhe maune përballë disa prej monumenteve më të famshme të kryeqytetit francez.

Celine Dion #Paris2024 #Olympics #Olympic2024 pic.twitter.com/3f8Pm0qqrE

— Celine Dion Icon (@celinedionlcon) July 26, 2024

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!