Çekia në Euro 2020. Triumfi ndaj Kosovës me rezultatin 2-1 bën që populli çek të festojë. Golit të Nuhiut ju përgjigjën Kral dhe Celustuka. Dardanët tani do të duhet të tentojnë Europianin nga Nations League. Sot Çekia e meritoi fitoren, pasi dominoi nga fillimi në fund.
PJESA E PARË – Çekia, si pritëse nga fillimi u hodh në sulm për të shënuar. Kosova nga ana tjetër tregohet e kujdesshme. Aventurat nuk pranohen dhe djemtë e Bernard Challandes presin momentin për të goditur me kundërsulm. Nuk është aspak e lehtë në fakt.
Vendasit dominojnë në 45 minuta, por rastet nuk i kanë të shumta. Mund të përmendet një i minutës së shtatë, kur Krmencic me kokë vuri në provë Muric. Shtatlarti i Kosovës ishte në lartësinë e duhur dhe së bashku me shokët e skuadrës e ruajtën portën të paprekur në pjesën e parë.
PJESA E DYTË – Challandes e nisi me zëvendësim, duke aktivizuar Halimin në vend të Rashkajt. Kosova pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë arriti të befasojë vendasit,teksa Nuhiu pas një krosimi të Hadërgjonajt ia doli të shënonte në portën e Çekisë. Festë e madhe, por vendasit nuk u dorëzuan.
Sulmet ishin të shumta dhe zgjidhaj do të vinte prej një goditjeje nga distanca, me Kral që befasoi Muric. 1-1 dhe më pas shtylla e traversa shpëtuan Kosovën në dy raste. Më pas i njëjti Celustuka do të realizonte edhe golin e avantazhit, pas një rrëmuje në zonë. Feston Çekia, që deri në fund ruan epërsinë dhe siguron pjesëmarrjen në Euro 2020.
E enjte, më 14 nëntor 2019, 20:45
Stadiumi “Štruncovy Sady”, Plzen
ÇEKI-KOSOVË 2-1
Shënues: Kral 71′, Celustuka 79′ / Nuhiu 50′
Çeki: Vaclik, Celustuka, Brabec, Coufal, Darida, Krmencik, Masopust (Sevcik 76′), Jankto, Soucek, Boril, Kral. Trajner: Jaroslav Silhavy
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Rashkaj, Berisha, Celina (Rashani 85′), Hadërgjonaj (Zhegrova 77′), Rashica, Nuhiu. Trajner: Bernard Challandes
Gjyqtarë: Gianluca Roçhi, Filippo Meli, Ciro Carbone, Massimiliano Irrati (ITA)
Kartonë të verdhë: Boril 30’/ Rashkaj 16′, Aliti 23′, Nuhiu 32′, Zhegrova 92′
EPISODET –
79′ Gooooooooooooooooooooooool dhe sërish Çekia. Kral sërish e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje këndi.
74′ – Soucek i afrohet golit të dytë. Për dy minuta çekët godasin traversën dhe shtyllën, duke iu afruar shumë golit.
71′ Goooooooooooooooooooool Çekia. Kral me një goditje nga jashtë zone mposhti portierin Muric dhe në Çeki rezultati është 1-1
67′ – Çekia shënon, por arbitri Rocchi sinjalizon goditje dënimi në favor të portierit Muric. Pas porte tifozët ofendojnë portierin dhe duhet ndërhyrja e kapitenit të Çekisë
61′ – Krmencik, brenda zonën, nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë. Topi i devijuar prej tij u ndal nga portieri Muric i Kosovës
50′ Goooooooooooooooooooool Atdhe Nuhiu. Hadërgjonaj kroson në zonë dhe sul,musi me kokë theu porterin çek.
46′ – Anel Rashkaj u la në dhomat e zhveshjes në pushim. Në vend të tij u aktivizua mesfushori Besar Halimi.
29′ – Krmencik rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti. Arbitri i ndeshjes, italiani Rocchi, as që e mori në konsideratë.
7′ – Krmencik, me një goditje me kokë rrezikoi portën e Kosovës. Portieri Muric ia doli ta devijonte topin dhe të shmangte golin e Çekisë. Minuta të mira për vendasit.
/abcnews.al