Edinson Cavani ishte protagonist mbrëmjen e djeshme, pasi shënoi golin e parë në triumfin 2-0 të Manchester United kundër Everton në EFL Cup. Veç golit, sulmuesi mori vëmendjen edhe për duelet që pati me mbrojtësin kolumbian, Yerry Mina.
Në një moment madje e kapi për fyti dhe nuk mori asnjë ndëshkim, pasi për fatin e tij VAR nuk përdore në këtë kompeticion deri në fazën gjysmëfinale. Andy Madley nuk i dha të kuq Cavanit, ndërkohë që pas ndeshjes foli edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer.
"BY GAWD!!!!!"
Cavani takes out Yerry Mina with the 'Mandible Claw'!!!! pic.twitter.com/h5l3Y4dFPP
— The Silva One (@TheSilvaOne1985) December 24, 2020
“Jo, ata janë dy amerikano-jugorë që janë përballur edhe më parë mes tyre, jo shumë kohë më parë. Mendoj se janë ndeshur në kualifikueset e Copa America. Kështu që mendoj se nuk duhej ndëshkuar me karton të kuq. Ishte një ndeshje e bukur futbolli, me ndërhyrje dhe kartonë të verdhë. U argëtova në këtë sfidë.
Cavani është një sulmues i nivelit të lartë. Lëvizjet e tij, kualiteti dhe sigurisht gjuajtja e tij me të majtën ishte perfekte. Supozohet të jetë këmba e tij e dobët, por ne e kemi parë duke bërë goditje të tilla shpesh herë në stërvitje”, tha Solskjaer pas ndeshjes.
Në lidhje me incidentin u pyet edhe trajneri i Everton, Carlo Ancelotti: “Nuk kishte VAR në këtë ndeshje dhe arbitri mendoi se Cavani nuk bëri asgjë gabim. Kështu që duhet ta pranojmë vendimin e marrë. Kaq kam për të thënë për këtë çështje”. / abcnews.al