Kjo që shihni në video, është ndërtesa ku u zbulua call center-i në mes të Tiranës, te Rruga e Kavajës, ku u arrestuan 7 persona, u lëshuan dy masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe u kapën në flagrancë 60 operatorë, të cilët janë duke u marrë në pyetje nga policia.
Janë zbuluar 3 ambiente ku janë sekuestruar para cash me shifra të mëdha, kompjutera dhe pajisje të tjera që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme.
Hetimi ka nisur rreth 2 vite me parë, ku materiale janë referuar nga dy shtete Austria dhe Gjermania.
Për dy vite policia jonë ka hetuar dhe ka zbuluar përfshirjen e rreth 70 operatoreve. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa masa sigurie që janë miratuar me vendim gjykate.
Vetëm tek call centeri te Rruga e Kavajës janë gjetur brenda mbi 60 punonjës të cilët po merren në pyetje.
Një pjesë e call centerave që operojnë në kryeqytet kanë patur njoftim që prej mëngjesit të sotëm për zhvillimin e këtij operacioni. Disa prej tyre kanë qenë të mbyllura.
Tek call centeri i rrugës se Kavajës janë 3 kate qe operojnë. Dy prej tyre janë gjetur te mbyllura çka dyshohet te ketë pasur dekonspirim. Tek tjetri janë gjetur mbi 60 operatorë.


