Cagliari duket se është surpriza e këtij sezoni në Serie A. Sot, të besuarit e Maran, pritën në shtëpi skuadrën e SPAL-it, një sfidë që e fituan pastër 2-0. Fillimisht, ishte Nainggolan ai që shënoi (9′), duke gjetur rrjetën me anë të një supergoli. Gardiani kuqezi, Etrit Berisha, nuk pati asnjë shans.
Në minutën e 67′, Fargo do të shënonte dhe golin e dytë për Cagliarin, duke siguruar fitoren. Një pasiguri e mbrojtjes mike shfrytëzohet mjaft mirë nga mbrojtësi i djathtë, cili mposht për herë të dytë në këtë sfidë Berishën. Gardiani ynë kuqezi ishte i pafat në të dy golat, pasi mbrojtja e tij ishte shumë e pasigurt në këtë sfidë.
Me këtë triumf, Cagliari ngjitet në vendin e pestë në renditje, në kuotën e 14 pikëve. Ndërsa SPAL, mbetet në zonën e ftohtë të tabelës, me vetëm 6 pikë dhe në vend të 18-të./abcnews.al
Serie A, java 9
Cagliari – SPAL 2-0
Nainggolan 9′, Fargo 67′